Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave të arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe rajon, sipas vendimit të Gjykatës Supreme nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të kërkuara me procedurë penale.
Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit lidhur me paraburgimin ndaj 14 të dyshuarve për terrorizëm, duke kërkuar prova të reja nga Prokuroria.
Masa e paraburgimit që u caktua ndaj 14 personave nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe rajon, sipas vendimit të Gjykatës Supreme nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të kërkuara me procedurë penale.
“Nga shkresat e lëndës rezulton se absolutisht nuk ekziston asnjë provë që kërkohet në këtë fazë të procedurës për ta bërë dyshimin e bazuar dhe asnjë provë që do e bënte frikën të bazuar se nëse ndodhen në liri të pandehurit do të pengonin procesin hetimor”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Më tej, vendimi i Supremes thotë se aktvendimi me të cilin iu caktua paraburgimi nga Gjykata Themelore është thjeshtë narrativ dhe pa asnjë provë.
“Gjetja e laptopëve, e literaturës islame, e ndonjë përmbajtjeje në gjuhë arabe, nuk janë prova se këta persona i përkasin grupit terrorist”, thuhet në vendim.
Duke përdorur një gjuhë shumë kritike ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se caktimi i paraburgimit pa prova mund të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.
“Në të drejtën penale përpos që vlen prezumimi i pafajësisë, vlen edhe standardi se ndaj askujt nuk mund të fillohet procedura penale pa ekzistuar dyshimi i bazuar i cili mund të faktohet nga paditësi dhe të arsyetohet nga gjykata. Pa këto kushte ligjore, procesi penal – paraburgimi, del të jetë arbitrar, njëkohësisht cenon sigurinë juridike të qytetarëve, ndërsa në rastin konkret as prokuroria as gjykata nuk kanë theksuar asnjë provë që të vërtetojnë faktin relevant për caktimin e paraburgimit, “dyshimin e bazuar”, pa të cilin askujt nuk mund t’i caktohet paraburgimi”, thuhet në vendim.
Vendimi i Gjykatës Supreme, të cilin KALLXO.com e ka siguruar, është po kaq kritik edhe ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit pa asnjë analizë kritike dhe pa asnjë përgjigje në pretendimet e parashtruara ka konfirmuar aktvendimin e paligjshëm të gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin “gjeneroz dhe sterotipe të zakonshme në stilin “nuk qëndrojnë pretendimet nga ankesa”, pa dhënë asnjë arsye se në cilat dimensione vendimi qenka i ligjshëm”, thuhet në vendimin e Supremes.
Duke u bazuar në të gjitha këto të gjetura Gjykata Supreme ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për caktimin të paraburgimit, duke e kthyer këtë në rivendosje ndërsa u ka vazhduar paraburgimin të dyshuarve deri në vendimin e ri të Gjykatës Themelore.
Seanca do të mbahet ditën e premte.
Avokati i njërit nga të dyshuarit e këtij rasti, Mahmut Halimi, thotë se tani Prokuroria obligohet që me prova të artikulueshme të arsyetojë pretendimin e saj.
“Prokuroria duhet me prova të artikulueshme të dëshmojë nivelin e dyshimit të bazuar dhe jo të kapen njerëzit në rrugë dhe t’u vihet ndonjë atribut që ndoshta nuk e kanë sepse të gjitha dispozitat penale e kanë parimin e prezumimit të pafajësisë. Askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim të formës së prerë”, tha Halimi.
Nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë dhe se kishin kontakte me Lavdrim Muhaxherin, Policia e Kosovës arrestoi 17 persona ndërsa ndaj tyre prokurorja Merita Bina-Rugova kërkoi caktimin e paraburgimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025