LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rralla: Betimi i ushtarëve të UÇK-së në Prekaz (Video)

Pamje të rralla: Betimi i ushtarëve të UÇK-së në Prekaz (Video)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e betimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 28 nëntor 1998 në Prekaz të Drenicës.

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të shqiptarëve dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtarak besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm në çdo kohë, pa kursyer edhe jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse e shkeli këtë betim do të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem”. Ky ishte betimi i ushtarëve të UÇK-së, më 28 nëntorit të vitit 1998 në zonën e Drenicës.
Po atë ditë betimin e dhanë Gani Koci dhe Sami Lushtaku. Gjatë kësaj periudhe Koci ishte zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës, transmeton lajmi.net.

“Në këtë ditë ju kryet një obligim kombëtar, të betohesh në ditën e flamurit, të betohesh në ditën e lindjes së heroit dhe legjendarit Adem Jashari do të thotë më shumë se obligim. Në odën e bacit Shaban qëndronte e shkruar pranë flamurit kombëtar porosia e madhe “mos e leni malin në dushk tua ndryshk allti e pushkë” , ishte pikërisht pushka e bacë Shabanit, Hamzëz dhe Ademit  me shokët e tyre që pikërisht në këtë vend nisën krismat e para të lirisë. E kemi borxh që të ia ndrisim pamjen Kosovës t’ia kthejmë nderin e nëpërkëmbur. Gjithë anëtarëve të familjes së tyre, ia kemi borxh dhe detyrë kombëtare ta vazhdojmë rrugën e çlirimit, ne ushtarët, bijtë dhe bijat e Drenicës martire ia kemi vu vetës vetëm një detyre, ta bëjmë Kosovën të lirë dhe të pavarur”, kishte thënë Koci, tashmë zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, Sami Lushtaku i cili ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës nderim më të madh e shihte çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.


“Ju patët nderin të betoheni në ditën e flamurit. Ky flamur para të cilët u betuam u ngrit në Vlorën heroike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë por që nga ajo dita e deri më sot prapë po vazhdon lufta për çlirimin e tokave shqiptare. Ju patët nderin të betoheni në ditëlindjen e komandantit Adem Jasharin. Këtë flamur para të cilët u betuam duhet ta mbajmë lartë në duart tona,  emrin dhe veprën e legjendarit ta kemi udhërrëfyes dhe ta nderojmë. Nderimi më i madh do të jetë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Kërkoj të jeni të rregullt ta doni njëri-tjetrin dhe të jeni të denjë për betimin e dhënë. Askush nuk guxon të shkel gjakun e dëshmorëve, na prift e mbara në luftën tonë çlirimtare”, ka thënë Lushtaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori