LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Nuk mund të përjashtohen incidentet nga ekstremistët shqiptarë

Drecun: Nuk mund të përjashtohen incidentet nga ekstremistët shqiptarë

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, ka deklaruar se ka indikacione se ekstremistët shqiptarë dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe UÇPMB të ndërmarrin veprime të dhunshme, shkruajnë mediat serbe.

“Ata vazhdimisht po bëjnë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe po deklarohen nëpër media se janë të gatshëm për shkaktimin e dhunës, kështu që nuk përjashtohen incidentet në të ardhmen, në veçanti duke marrë parasysh situatën pas arrestimit të Ramush Haradinajt”, ka shtuar Drecun para gazetarëve pas mbledhjes së Kuvendit, në të cilën deputetët janë informuar lidhur me situatën në Kosovë, transmeton Telegrafi.

I pyetur nga gazetarët nëse ky rrezik ka të ngjarë të ndodh vetëm në Kosovë, ai është përgjigjur duke pranuar se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ata që po kërcënojnë, dhe se ata funksionojnë edhe në vendet tjera. /Telegrafi/