KEK-u realizon planin e prodhimit me 98.9%, punëtoret punojnë si në Siberi (Foto)
Përkushtimi i jashtëzakonshëm i punëtorëve të KEK-ut, për të mbajtur termocentralet në operim.
Për vëmendjen tuaj, fotot që mundë ti shihni nuk janë në Siberi por tek ftohësit e termocentraleve të KEK-ut. Përkundër kësaj gjendje të jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe përkundër vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara, KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri. Si ilustrim, Më 10 janar plani i prodhimit është realizuar 98.9%, më saktë, nga 15360 MWh të planifikuara ka arrit të realizojë prodhimin 15190 MWh, një gjendje e ngjashme është edhe sot (e mërkurë).
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”.
Për më tepër, operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri.
Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK si bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë është duke treguar përgjegjësi të larte ndaj qytetarëve të vendit. Sido që të jetë, përveç KEK-ut, një angazhim i tillë është i nevojshëm edhe nga të gjitha subjektet e ndërlidhura me sektorin e energjisë.
Për të qenë transparent ndaj të gjitha palëve, vlen të theksohet se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike në bazë të licencave të lëshuara nga ZRRE-ja, është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar edhe me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë