LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2017”

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2017”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur sot manifestimi tradicional, shumëkulturor e mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2017”, i cili po mbahet për herë të 26-të në nderim të dëshmorëve, heronjve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, ka vizituar kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku janë pritur nga komandanti i Batalionit të parë të BRSH-së, Haki Xhemajli, për të vazhduar më pas me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet.


Gjatë adresimit para gazetarëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse pikërisht me rëniet heroike në janar, ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme e lirisë së Kosovës.

“Me anë të këtij manifestimi ne i nderojmë përmes vlerave kulturore të gjithë ata burra e gra që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën, që ne sot të jetojmë të lirë, të festojmë të lirë, të këndojmë të lirë, të kemi institucionet tona që frymojnë shqip. Përmes aktiviteteve të shumta, gjatë këtij muaji ne nderojmë Rexhep Malën, Nuhi Berishën, vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën etj, ndërsa kësaj radhe ia kemi dedikuar kryengritësit më të madh shqiptarë, Idriz Seferi”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Ndërkohë, gjatë ditës udhëheqësit komunalë presin në takim falënderimi familjet e dëshmorëve, ndërkaq në ora 17:00 bëhet ndezja e “Flakadanit”, i cili do të qëndrojë i ndezur deri në përfundim të manifestimit, në shënim të flakës që iu dha lirisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori