LAJMI I FUNDIT:

KRSKR: Këmbësorët të mos ecin me duart në xhep mbathni këpucë të përshtatshme

KRSKR: Këmbësorët të mos ecin me duart në xhep mbathni këpucë të përshtatshme

Ecni në trotuare gjithmonë kur është e mundshme, nëse jo, shfrytëzoni linjën e majtë të të ecurit dhe ndjekni automjetet që u vijnë në anën e kundërt. Mos i menjanoni dritën jeshile të këmbësorëve ose autobusin, largoni çantat dhe mjetet tjera të cilët e rëndojnë drejtpeshimin tuaj, asnjëherë mos lëvizni me duart në xhep, gjithmonë kaloni rrugën në kalimet e këmbësorëve, këto janë disa këshilla nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin e rrugës (KRSKR), me qëllim për të siguruar lëvizjet në kushte dimri, borë, ngrica dhe në temperatura minus, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Këmbësorët, thonë nga KRSKR, duhet të mbathin këpucë të përshtatshme, të ecin ngadalë dhe sigurtë. Këpucët duhet të jenë të përshtatshme që mos rrëshqasin në borë.

KRSKR apelon deri te kalimtarët që maksimalisht ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen në rrugë, vetë se për nevoja bazike.


Sipas statistikave, çdo vit rreth 1/4 e numrit të përgjithshëm të viktimave në komunikacion janë këmbësorë. /Telegrafi/