LAJMI I FUNDIT:

Për dy dekada në autostrada të Maqedonisë janë investuar 300 milionë euro

Për dy dekada në autostrada të Maqedonisë janë investuar 300 milionë euro

Për 20 vite të gjitha qeveritë në Maqedoni kanë investuar 314.5 milionë euro për ndërtimin e seksioneve të autostradave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se në vit për ndërtime në autostradë janë investuar nga 15,7 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga NP për rrugët shtetërore të paraqitura deri te ‘Faktor’, për dy dekada janë ndërtuar 122.7 kilometra të autostradës ose në mesatare vjetore janë ndërtuar autostradë vetëm nga 6.1 kilometra.

Analiza nga portali Faktor është bërë pas lajmit se ndërtimi i Autostradës është bllokuar. Autostrada Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip, që ndërtohet me kredi kineze, nuk do të përfundojë në kohë. Ky është konstatimi i Zyrës së Auditimit për revizion. /Telegrafi/