LAJMI I FUNDIT:

Shokon Edward Snowden: Bin Laden është gjallë, mbulohet nga CIA

Shokon Edward Snowden: Bin Laden është gjallë, mbulohet nga CIA

Edward Snowden ka sulmuar përsëri agjencitë sekrete amerikane, duke bërë deklarata si të bujshme ashtu dhe të pabesueshme. Në një interviste me “American in exile”, Snowden sjell disa “prova” se Bin Laden është gjallë!

“Unë kam dokumente që tregojnë se Bin Laden është akoma në listën e pagesave të CIA-s.Ai akoma merr 100 dollarë në muaj, shumë kjo që i transferohet përmes disa biznesesh dhe organizatave, direkt në llogarinë e tij Nassau”, deklaroi Snowden.


“Unë nuk jam i sigurt ku ndodhet ai tani, por në vitin 2013 ai jetonte i qetë në vilën e tij me pesë gratë e tij. Osama Bin Laden ishte një nga operativët më të efektshëm të CIA-s për një kohë të gjatë”, ka shtuar ai, transmeton shekulli.

“Ata organizuan vdekjen false të tij në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Pakistanit… Që nga momenti kur të gjithë besojnë se ai ka vdekur, kjo do të thotë se askush nuk kërkon që ta zbulojë; kështu që është shumë e thjeshtë për t’u zhdukur. Pa mjekër dhe pa xhaketë ushtarake, askush nuk e njeh”, ka thënë për fund Snowden.