LAJMI I FUNDIT:

Gjërat më të çuditshme që janë harruar nëpër hotele, gjatë vitit të kaluar (Foto)

Gjërat më të çuditshme që janë harruar nëpër hotele, gjatë vitit të kaluar (Foto)

Zinxhiri i hoteleve Travelogne, që ka njësi në të gjithë Britaninë e Madhe, ka bërë të ditur për gjërat më bizare që klientët i kanë harruar në dhoma.

Derisa të gjithë mund të harrojnë të marrin brushën e dhëmbëve, mbushësin e telefonit apo kapelën e plazhit, por dikush e ka lënë prapa një mace të rrallë, transmeton Telegrafi.

Ora e vjetër me lavjerrës, portreti i Elvis Presley në kornizë të artë, çelësat e një shtëpie luksoze në Indi si dhe dy bileta për lundrim me anije në mbarë botën, janë po ashtu gjësendet që i kanë harruar mysafirët.


Në mesin e 525 hoteleve të kompanisë, klientët janë kthyer pa marrë parukën e gjykatësit, një lodër në formë mace të mbështjellë me gurë Swarovski, valixhe përplot rupees, si dhe një tortë dasme në formë të kështjellës së Disney.

“Meqenëse jeta moderne është shumë e shpejtë dhe kalimi nga plani A në B, është shumë i shpejtë, klientët po i harrojnë edhe gjërat më me vlerë”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë hoteliere.

Mësohet se të gjitha këto gjëra, për të cilat nuk lajmërohet askush që t’i merr, dërgohen në një organizatë bamirëse. /Telegrafi/