I vetëshpalluri “magjistar i madh i Meksikës”, i ka kthyer në traditë parashikimet për vitet që porsa hyjnë. Vitin 2017 ai e sheh plot me zhvillime, përfshirë këtu dhe sulme të ISIS-it në Amerikë.
“Numri më i madh i goditjeve të ISIS-it këtë vit do të jetë në Shtetet e Bashkuara. Sulmet kanë filluar e do të përshkallëzohen. Ndërkohë, diku nga muaji prill do të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të presidentit Donald Trump”, tha Antonio Vazquez.
Vazquez profetizon gjithashtu se do të ketë dy apo tri tentativa ndaj jetës së Trumpit, të cilat do të rezultojnë të pasuksesshme. Në fund, njeriu që meksikanët e njohin si “Brujo Mayor”, parashikon se lordi i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, do të vdesë në burg.
Vazquez e bën për çdo rast të qartë se profecitë e tij nuk janë përfundimtare, me argumentin se ato mund të lëkunden nga ndërhyrja e forcave të tjera, siç mund të jenë formulat magjike, lutjet apo fakti që njerëzit mund të ndryshojnë rrjedhën e paracaktuar të ngjarjeve, me veprimet apo qëndrimin e tyre.
Magjistari ka një histori të gjatë parashikimesh, e në televizion është shfaqur për herë të parë që në vitet 1960. Megjithatë ai gaboi kur tha se Barack Obama nuk do t’i fitonte zgjedhjet në vitin 2012, ndërsa për Trumpin mendonte se garën presidenciale nuk do ta vazhdonte dot nën siglën e republikanëve, por si i pavarur. /TCH/
https://youtu.be/9XAcs637Xhw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251