Artistë nga e gjithë bota po konkurrojnë për çmimet e para të njërës prej garave më të forta të Festivalit Ndërkombëtar të Akullit, në Harbin të Kinës.
32 ekipe nga shtete të ndryshme të globit kanë dy ditë e gjysmë kohë për të krijuar nga blloqet e akullit skulptura të cilat të meritojnë medaljen e artë, të argjendtë apo të bronztë të këtij eventi. Italiania Francesca Cosmi dhe kolegu i saj po gdhendin akullin për t’i dhënë formën e një praktikuesi të Tai Chi-së.
“Nuk është e lehtë sepse duhet të jesh shumë i saktë në veprime. Surpriza ka gjithmonë. Shpresojmë që skulpturat e akullit të vendosen mirë në tokë e të jenë më të lehta lart”, thotë Cosmi, transmeton TCH.
Skulptori veteran Yue Changshui, nga provinca fqinje e Xhilinit, thotë se temperaturat këtë vit kanë qenë relativisht më të ngrohta e kjo, për gdhendësit e akullit, nuk është gjë e mirë. Megjithatë, situata nuk konsiderohet problematike.
“Sivjet është pak më ngrohtë se vitin e kaluar e kjo ndikon sigurisht, por nuk ka sidoqoftë efekt shumë të madh mbi skulpturat tona. Përsa kohë termometri të qëndrojë nën zero, me akullin jemi në rregull”, shprehet Changshui.
Skulptura e Yang paraqet një fëmijë mbi një delfin. Përmes saj, ai kërkon të përcjellë mesazhin e tolerancës në botën që jetojmë sot. Pak më e vështirë është tematika e përzgjedhur prej kanadezit Steve Buzak dhe kolegut të tij, që duan të paraqesin një bletë duke qëndruar mbi një lule.
“Epo, ne duam medaljen e artë, apo jo? Është e fortë gara këtu, është shumë e fortë. Janë mbi 30 ekipe nga e gjithë bota dhe kërkojmë ta bëjmë Kanadanë krenare”, thotë Buzak.
Festivali i 33-të Ndërkombëtar i Akullit në Kinë u çel të enjten e do të vazhdojë deri në 25 shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSituata kur fati nuk është në anën tuaj!
24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka
Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun
Mashkulli më i moshuar në botë festoi ditëlindjen e 112-të - ai është edhe tifozi më i vjetër i Liverpoolit
YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë
Pronari e transformon shtëpinë e tij në Angli ndërsa fqinjët ishin me pushime - dhe jo të gjithëve u pëlqen rezultati
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar