Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndajë deklaratave të ish drejtorit të këtij Instituti, Sylë Tahirsylaj, i cili në cilësinë e ekspertit të fushës ka kërkuar nga Institucionet e vendit, që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme nga dita e hënë dhe të mbyllën shkollat për një javë në mënyrë që fëmijët të mos i ekspozohen rreziqeve të ngricave dhe të ftohtit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) e ka quajtur jokompetent Tahirsylajn për të dhënë vlerësime, duke potencuar se “IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtëinstitucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rrethë motit”, transmeton Telegrafi.
Komunikata e plotë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:
“IHMK është duke e percjellur situatën meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës. Jemi të gatshëm 24 orë që t’ju jemi afër me informata dhe ndryshimet e motit .Në informatën e djeshme lidhur me parashikimin e motit ju kemi informuar në detaje për temperaturat dhe trasheshin e borës në pjesët e ndryshme të Republikës së Kosovës dhe vazhdojmë ta përcjellim situatën meteorologjike dhe tani. Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale.
IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashteinstitucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rrethë motit.
Do të vie dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashke me ata edhe portalet që lansojnë informata jashteinstitucionale , të japin përgjegjësi para ligjit.
Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dërgojë gjitha medieve , kurse organet kompetente nese e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtezakonshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite