Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë të enjten se arrestimet e zyrtarëve të Kosovës mbi bazën e fletarrestimeve serbe janë kryekëput politike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se Serbia nëpërmjet kësaj loje të ndyrë është duke tentuar ta diskreditojë Kosovën dhe shtetësinë e saj në arenën ndërkombëtare.
“Unë i shoh dy mesazhe në këtë situatë. I pari, Serbia vazhdon lojën politike duke e minuar procesin e dialogut dhe duke e minuar autoritetin e Kosovës. I dyti, Serbia para syve të opinionit ndërkombëtar dëshiron ta diskreditojë Kosovën dhe shtetësinë e saj duke provuar ta paraqesë lidershipin e saj politik kinse me njerëz që janë të inkriminuar ose që janë përgjegjës për veprime të cilat, sipas së drejtës ndërkombëtare, janë vepra të pavjetërsueshme siç janë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet kundër paqes”, ka deklaruar Hoti.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës ta trajtojnë seriozisht çështjen e këtyre fletarrestimeve.
Sipas Hotit, kjo çështje urgjentisht duhet të futet në agjendën e dialogut të Brukselit. “Mendoj se si fenomen çështja e arrestimeve duhet të trajtohet shumë seriozisht nga autoritetet e Kosovës. Të paktën do të duhej të bënim trysni që çështja në fjalë të vendoset në agjendën e bisedimeve dhe këto veprime përfundimisht të ndalohen. Justifikimet e Serbisë, se këto janë punë të organeve gjyqësore, janë qesharake”, është shprehur ai, duke shtuar se Brukselit duhet t’i bëhet me dije se ka s’përputhje në mes të veprimeve praktike dhe retorikës së Serbisë.
“Jemi shumë të vonuar në këtë çështje. Këtë duhet ta adresojmë urgjentisht e jo ta negociojmë, por të kërkojmë që veprimet e tilla të ndërpriten, në të kundërtën ajo që njihet si dialog për normalizim të raporteve, nuk ka kuptim. Nuk mund të flasim në të njëjtën kohë për normalizim të raporteve dhe po në të njëjtën kohë të ndërmerren veprime inkriminuese siç është ky ndaj z. Haradinaj dhe ndaj zyrtarëve të tjerë më herët. Kemi një s’përputhje në mes të veprimeve praktike dhe retorikës së Republikës së Serbisë. Kjo duhet të vihet sa më shumë në pah. Pra, t’i bëhet me dije Brukselit që të merren masa ndaj Serbisë”, ka theksuar Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje