LAJMI I FUNDIT:

Fejzi: Gjithçka kemi arritur me guxim dhe vetëbesim

Fejzi: Gjithçka kemi arritur me guxim dhe vetëbesim

Numri i grave shqiptare në tregun e Maqedonisë që janë në sipërmarrje, vazhdon të jetë i ulët. Ka shumë pengesa, duke filluar nga diskriminimi dhe angazhimi në familje, që kushtëzon nisjen dhe zhvillimin e një biznesi. Kështu thotë Gëzime Fejzi, një afaristja e suksesshme dhe njëherit dhe kryetare Grupacionit të Grave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

“Femrat shqiptare në biznes, gjatë aktivitetit të tyre, hasin në pengesa sociale patriarkale dhe institucionale. Ato përballen me skepticizëm. Pothuajse në çdo hap të aktivitetit të tyre, kanë vështirësi për të marrë hua për një biznes të ri, ndonëse përvoja e bankave ka treguar se femrat kanë qenë më korrekte në kthimin e kredive”, tha Gëzime Fejzi, për gazetën Koha.

Duke folur për sukseset e saja si afariste, Fejzi thotë se gjithçka arrihet me shumë punë dhe përkushtim, edhe pse në biznesin e saj është futur rastësisht. Ajo gjithashtu tha numri i femrave në përgjithësi që merren me biznes është shume i vogël, prandaj mund ta merrni me mend se numri femrave shqiptare është aq i vogël sa që theksoi se i vjen inat të tregoj.