Pavarësisht se Kosova ka përmbushur 93 kritere të kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, janë edhe dy kritere që duhet të përmbushen nga autoritetet kosovare, luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i marrëveshjes për kufirin Kosovë – Mali i Zi.
Zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci, në një intervistë për KosovaPress nuk ka garantuar se mund të ketë liberalizim të vizave më 2017, mirëpo ajo beson se po të përmbushen edhe këto dy kritere, gjasat janë të mëdha që sivjet të ketë liberalizim të vizave.
“Liberalizimi i vizave, gjasat janë shumë të mëdha, po flasim për gjasa meqenëse nuk kam rezultate konkrete sa i përket përmbushjeve të kritereve të demarkacionit. Gjasat janë të mëdha që edhe sivjet do ta kishim liberalizimin e vizave po të kishte qenë i përmbushur ratifikimi i demarkacionit. Pra, unë mund të flas vetëm për gjasa meqenëse nuk di asgjë konkrete dhe nuk jam në situatë të konfirmoj për deputet në parlament se kur do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi ose në çfarë forme do të behët ajo”, tha Statovci.
Ajo beson se nëse miratohet në kuvend demarkacioni me Malin e Zi, obligimet duhet të zbatohen edhe nga Bashkimi Evropian, për hir të kredibilitetit të vet institucional.
“Njësoj sikurse kanë vendosur ato kritere për Kosovën njësoj vlejnë edhe obligimet e Bashkimit Evropian meqenëse jemi në një raport kontraktual dhe besoj shumë se as Bashkimi Evropian për hir të kredibilitetit të vet institucionit nuk ka interes të mos veproj mbi bazën e asaj çka ka dakorduar vet”, tha Statovci.
Liberalizimi i vizave, sipas saj është temë bukur e ndjeshme ngase ndërlidhet edhe lufta kundër korrupsionit.
Megjithatë, Statovci tha se është një proces i vazhdueshëm afat gjatë dhe i pa ndalur, ngase në saje të punës që është bërë në data bazë janë 33 raste të krimeve të rënda të korrupsionit. Ky kriter, për zëvendësministren konsiderohet si përmbushje.
“Përderisa lufta kundër korrupsionit është një proces i vazhdueshëm afat gjatë dhe i pa ndalur, megjithatë në saje të punës që kemi bërë në data bazë janë 33 raste të krimeve të rënda të korrupsionit të cilat janë në atë data bazë… Është një prej kritereve ku do të mund të raportonim një progres të caktuar, i cili do të konsiderohej si përmbushje e këtij kriteri”, theksoi ajo.
Statovci theksoi se në bazë të deklaratave të Komisionarit për Zgjerim, Johanes Hahn, korrupsioni nuk do jetë ‘guri pengues’, porse demarkacioni është kriter që duhet përmbushur.
“Këto dy kritere duhet t’i përmbushim, kjo për korrupsionin mund edhe të konfirmohet edhe vet Komisioneri Hahn kur ishim në Bruksel më 25 nëntor që nuk do të ishte guri pengues, por demarkacioni është kriteri tjetër të cilin ne duhet ta përmbushim”, theksoi Statovci.
Statovci e cila drejton Ministrinë e Integrimeve, beson se megjithatë do të ketë një unitet në mes të deputetëve për një konsensus në të mirë të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!