LAJMI I FUNDIT:

‘Pastroni oxhaqet rregullisht’

‘Pastroni oxhaqet rregullisht’

Qytetarët rregullisht t’i pastrojnë oxhaqet në shtëpitë individuale dhe ndërtesat kolektive në mënyrë të mos vijë deri te ndezja e tyre dhe pasojat e padëshiruara, bën thirrje Njësia territoriale zjarrfikëse nga Struga, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Zjarffikësi Besim Kadriu rekomandon që oxhaqet të pastrohen dy herë në vit,. para dhe pas përfundimit të sezonës ngrohëse, ndërsa nëse vjen deri te ndezja e tyre, të lajmërohen në numrin 193 për të reaguar me kohë.


“Në periudhën e dimirit, për shkak të nevojës për ngrohje të shtëpive, rreziku nga ndezja e oxhaqeve është më e madhe. U bëj thirrje qytetarëve t’i pastrojnë rregullisht oxhaqet në mënyrë që të mos shkaktohet ndezja e tyre dhe sa më shpejtë ta përdorin numrin 193, të paraqesin zjarr për reagim me kohë të zjarrfikësve, në mënyrë që të mos ketë pasoja të padëshirueshme dhe aksioni të jetë sa më i suksesshëm”, thotë Kadriu.

Ai theksoi se në këtë periudhë kanë intervenime të shpeshta të oxhaqeve të ndezura, por statistikisht, krahasuar me vitet e kaluara, numri është në rënie.

“Dy vitet e fundit është ulur numri i zjarreve për shkak të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët”, theksoi Kadriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori