LAJMI I FUNDIT:

Minoski: Vitin e Ri e fillojmë me gjendje të shkëlqyeshme të arkës shtetërore

Minoski: Vitin e Ri e fillojmë me gjendje të shkëlqyeshme të arkës shtetërore

Ministri i Financave në Maqedoni, Kiril Minoski, një intervistë për televizionin Sitel, ka thënë se vitin 2017 Maqedonia po e fillon në gjendje të shkëlqyeshme ekonomike. Ai tha se buxheti është në kushte mjaft të mira dhe se viti 2016 ka mbaruar duke paguar të borxhet në 99%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Buxheti është në gjendje të shkëlqyeshme. Viti i kaluar përfundoi me pagim të borxheve në 99%, por edhe me deficit buxhetor më të ulët, rreth 1% më pak se sa kemi planifikuar. Edhe në vitin e ri pagimi i rrogave dhe pensioneve do të zhvillohet në mënyrë të mirë dhe pandërprerë, siç ka qenë praktika deri tani”, tha Kiril Minoski.

Ai gjithashtu tha se nga opozita disa herë është përsëritur se të ardhurat në buxhet nuk janë të planifikuara, por sipas Minoskit më vonë ka rezultuar se të gjitha planet rreth të ardhurave në buxhet janë realizuar 100%./Telegrafi/