LAJMI I FUNDIT:

Numërimi së prapthi nuk shkoi si duhet, mysafirët e ngurtë as që buzëqeshën (Video)

Numërimi së prapthi nuk shkoi si duhet, mysafirët e ngurtë as që buzëqeshën (Video)

Scott Tweedie dhe Olivia Phyland nga emisioni Loop që transmetohet në Australi, përpiqeshin të bënin atmosferë, derisa numëronin së prapthi sekondat deri në vitin e ri.

Mirëpo, entuziazmit të tyre nuk iu bashkoheshin edhe mysafirët që i kishin pranë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kishin fituar mundësinë të jenë në njërin nga kanalet më të popullarizuara, ata ishin aq të ngurtë, sa që as nuk buzëqeshën e aq më pak të numërojnë.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin e tyre inferior edhe pse po festonin në një emision televiziv.

Për më keq, e tërë kjo ka ndodhur në transmetim live, por moderatorët sërish kanë vazhduar sikur mos të ketë ndodhur asgjë. /Telegrafi/

https://youtu.be/9dg2GocbVgI