Një grua e moshës 29-vjeçare ndihet e kërcënuar nga fqinji i saj në Tiranë, i cili i është qepur prej disa kohësh dhe nuk po e lë të jetojë qetë.
Ajo ka shkruar në redaksinë e JOQ teksa tregon se është nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga bashkëshorti dhe jeton në një apartament me qira në kryeqytet me të vegjlit e saj.
Gruaja shprehet se ka frikë të dalë nga shtëpia dhe se do të ndërrojë banesë, pasi fqinji i saj i moshës 32-vjeçare e kërcënon se do ta kapë me zor. Ajo nuk ka bërë denoncim në polici pasi ka frikë se fqinji do të hakmerret në një mënyrë apo në një tjetër.
29-vjeçarja tregon se ndien frikë për të vegjlit e saj dhe se nuk i ka dhënë kurrë shkak të panjohurit 32-vjeçar që të sillet në atë mënyrë me të.
“Jam një vajzë nga Tirana. Kam një hall të madh me një djalë që po më shqëtson shumë çdo ditë. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të lidhem me të. Kam ikur nga shtëpia që kam me qira sepse ai më kërcënon që do më vijë në shtëpi të më kapi me zor. Jam shumë e shqetësuar. Atë nuk e njoh mirë. Është diku tek 32 vjeç ndërsa unë jam 29 vjeçe”, – thotë gruaja.
Ajo shton se “ Nëse nuk do të rri me të, ai do të më hapi shumë probleme. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe jam ndarë nga burri. Jetoj me qira me fëmijët e mi. Sot unë kam marrë fëmijët dhe kam vajtur tek prindërit e m’i sepse ndihem e kërcënuar nga ai. Nuk mund të shkoj në shtëpi atje ku jetoj. Nuk e di si të kërkoj ndihmë sepse prindërit më thonë që un ta denoncoj, por ai më thotë që nëse ti do më denoncosh unë do dal nga burgu një ditë dhe do të gjej dhe ku do shkosh ti”.
Duke folur për mënyrën e kërcënimit, ajo thotë: “Në telefon më kërcënon. Nuk guxoja të dilja nga shpija sepse ai më detyron ta takoj. Nuk mundem të shkoj tek shtëpia ime sepse ai rri gjithmonë poshtë pallatit. Më merr në telefon dhe më thotë eja të më takosh. Nuk dua të kem asgjë gjë me këtë person. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të kem të bëj me të. Më kërcënon me vdekje”. /JOQ/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar