Mbi 330 milionë euro llogaritet borxhi që kompanitë private dhe publike kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Udhëheqës të kësaj administrate, thonë se nga kjo vlerë, borxhi total i sektorit privat është mbi 245 milionë euro, kurse mbi 85 milionë euro del të jetë borxhi i sektorit publik.
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, thotë se vlera e borxheve është e lartë pasi është trashëguar edhe nga vitet e kaluara. Mirëpo, ATK-ja në forma të ndryshme, thotë ai, është në proces të grumbullimit të këtyre borxheve.
Vlera e borxhit, thotë Imeri,duhet të jetë 10 për qind e gjithsej të hyrave të inkasuara.
“Për borxhet tjera që janë në proces dhe janë të mbledhshme, administrata i shfrytëzon kompetencat që i ka, prej urdhër-vjeljes në pasuri të tatimpaguesve në xhirollogaritëe tyre, pastaj procesi i vendosjes së barrëve në pasuri, procesi i embargove në importe dhe eksporte, e deri te masat më të rënda që janë konfiskimi i pasurisë së tatimpaguesve për vjeljen e borxheve”, thotë Imeri për Radion Evropa e Lirë.
Ai tregon se gjatë vitit 2016, në bazë të Ligjit për faljen e borxheve, janë falur mbi 216 milionë euro, kurse nga ky ligj janë inkasuar 24 milionë euro.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, duke e konsideruar të lartë shumën e borxhit, vlerësojnë se mospërfundimi i obligimeve tatimore krijon evazion fiskal dhe ekonomi joligjore.
Profesori Naim Gashi, thotë se borxhi ndaj ATK-së, përveç humbjes që i shkakton buxhetit të shtetit, efektet negative paraqiten edhe te çrregullimi i konkurrencës së lirë të tregut.
“Unë mendoj se dëmi më i madh nuk i shkaktohet buxhetit të shtetit, por dëmi më i madh i shkaktohet konkurrencës përmes evazionit fiskal. Një pjesë e bizneseve që paguajnë tatime dhe një pjesë nuk paguajnë nuk janë të barabarta në treg. Dhe, pabarazia në treg, pikërisht vjen prej evazionit fiskal dhe ky është dëmi më i madh, pasi këto biznese që bëjnë evazion fiskal, ia shkaktojnë (dëmin)arkës së shtetit dhe ekonomisë në përgjithësi”, vlerëson Gashi.
Administrata Tatimore e Kosovës, thotë Gashi, duhet të gjejë mekanizma që ta grumbullojë borxhin te të gjitha bizneset njësoj, duke luftuar në këtë mënyrë evazionin fiskal dhe ekonominë joligjore.
“Është vërejtur një shtim i vëllimit të punës së ATK-së vitin e fundit, ka efekte edhe sa i përket grumbullimit të taksave, edhe sa i përket evazionit fiskal. Mirëpo, mendoj se në vitin 2017, kjo luftë kundër evazionit fiskal duhet të intensifikohet për arsye se lejimi i një pjese të bizneseve që mos të paguajë tatime, shkakton probleme të mëdha, për arsye se ç’ekuilibron komplet ofertën dhe kërkesën në treg”, shpjegon Gashi.
Por, Sakip Imeri thotë se ATK-ja me gjithë kapacitetet e pamjaftueshme, vazhdimisht ka qenë aktive në mbledhjen e tatimeve.
“Ne kemi rreth 300 inspektorë që merren me vlerësime tatimore, me vizita përmbushëse dhe 50 inspektorë që merren vetëm me mbledhjen e borxheve. Kapacitete nuk ka të mjaftueshme, por, këto që i kemi, sipas rriskut duhet t’i sistemojmë për administrim më të mirë të tatimeve”, shprehet Imeri.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal, gjatë vitit 2016, janë realizuar 378 aktivitete operative, rreth 200 intervistime, 5 bastisje, kurse vlera e gjobave të lëshuara është 19 mijë euro. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë