LAJMI I FUNDIT:

Mustafa dënon aktet terroriste në Stamboll

Mustafa dënon aktet terroriste në Stamboll

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi në Stamboll në orët e para të vitit 2017, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.

Me këtë rast, kryeministri shpreh dhimbjen e pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, për Qeverinë turke dhe vendet tjera të prekura nga ky sulm.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, thekson se këto akte dëshmojnë se terrorizmi po vazhdon të godasë pa mëshirë, duke mos zgjedhur mjete, me qëllim që të rrezikojë vlerat e botës demokratike.



“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë kontributin e saj maksimal në angazhimet e botës demokratike kundër çdo forme të terrorizmit, të cilat cenojnë vlerat tona të përbashkëta dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

​Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
Kalo në kategori