LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 39 numri i të vdekurve në sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Shkon në 39 numri i të vdekurve në sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Së paku 39 persona kanë vdekur nga sulmi në një klub nate në Stamboll, mes tyre 16 janë shtetas të huaj. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Turqisë.

Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale.


Së paku 69 veta raportohet të jenë plagosur.

CNN turk raporton se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babadimrit të Vitit të Ri.

Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin. /Telegrafi/

Sulm në Stamboll
Lexo po ashtu Sulm në Stamboll

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori