LAJMI I FUNDIT:

Filloi programi i Viti të Ri në qytetin e Prilepit

Filloi programi i Viti të Ri në qytetin e Prilepit

Në sheshin “Metodija Andonov Çento” në qendrën e Prilepit sot pasdite ka filluar programi i Vitit të Ri, me çka qeveritë lokale filluan pritjen tradicionale të Vitit të Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunës përçoi mesazhin e Vitit të Ri deri tek qytetarët e Prilepit, në qendër të qytetit. Ai ju dëshiroi qytetarëve shëndet, fat dhe ekonomi të mirë.


Ndryshe programi qendror do të fillojë sonte në orën 22:30, me emra të njohur të muzikës nga Maqedonia, ndërsa pas muzikës do të ketë edhe koktej dhe spektakël me fishekzjarre./Telegrafi/