LAJMI I FUNDIT:

OEMVP: Formim sa më të shpejtë të qeverisë që të mos ketë ngecje në biznes

OEMVP: Formim sa më të shpejtë të qeverisë që të mos ketë ngecje në biznes

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) pret formimin e shpejtë të qeverisë së re, siç u tha sot në konferencën për shtyp, me temp të përshpejtuar do t’i ndërmarrë kompetencat, do ta përshpejtojë funksionimin e institucioneve dhe do të mundësojë punë të papenguar të biznesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Viti që shkoi, pikërisht për shkak të krizës politike, ishte përplot me sfida, por edhe viti i ardhshëm 2017, nuk do të jetë shumë më i mirë, vlerëson Oda.

Kompanitë anëtare nuk janë optimiste. Parashikojnë si rritja do të arrijë më së shumti 2,5 për qind të BPV-së. U ankuan për qasjen jokonstruktive nga qeveria e deritanishme, për zbatimin e masave populiste në vend të masave konkrete për mbështetjen e ekonomisë për zhvillimin e pabarabartë rajonal dhe trajtimin jo të barabartë të investitorëve vendorë dhe të huaj.


“Nuk jemi optimist. Vlerësojmë se vendin e pret periudhë turbulente në planin ekonomik pasi që hyn në vitin e ri pothuajse me problemet e njëjta, ndërsa e presin edhe zgjedhje të tjera, ato lokale”, theksoi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi.

Borxhi publik, deficiti buxhetor, legjislativa, veprimet administrative, infrastruktura dhe vrimat në fondin pensional, mbeten, shtoi si sfida më të mëdha.

“Nuk mund të themi se kompanitë nuk kanë punuar, ndërsa eksporti nuk është realizuar, por e gjithë kjo nuk ishte në kuadër të mundësive optimale. Rezultatet e sivjetshme kryesisht janë pozitive, por, megjithatë, gjendjen e vërtetë do ta tregojnë llogaritë në përfundim në mars të vitit 2017”, theksoi Nazim Ejupi i Odës.

Në krahasim me vitin e kaluar, shtoi, pasqyra politike është më e qartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori