Gjykata Themelore në Ferizaj gjatë këtij viti ka shqiptuar 47 vite e shtatë muaj burgim për veprat penale që lidhen me terrorizmin, ka konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë mbi 1.5 milion euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe ka përfunduar 35 lëndë me natyrë korruptive.
Kështu ka thënë kryetari i Gjykatës, Bashkim Hyseni, në konferencën përmbyllëse për vitin 2016, më ç’rast janë publikuar raportet dhe statistikat e punës, por edhe objektivat e arritura për këtë periudhë raportuese.
Ai ka folur për të arriturat, planet si dhe objektivat përgjatë këtij viti. Duke folur për progresin e arritur në shkurtimin e kohëzgjatjes së shqyrtimit të proceseve gjyqësore, zgjidhjen e më shumë lëndëve në raport me lëndët e pranuara, si dhe për prioritetet e gjykatës ka thënë se rastet e trajtuara me prioritet në këtë gjykatë, në këtë vit kanë qenë trajtimi rasteve për veprat penale kundër terrorizmit, lëndët me natyrë korruptive e po ashtu edhe lëndët e vjetra të cilat konsiderohen lëndë të vjetra
“Gjatë vitit 2016 si Gjykatë Themelore në Ferizaj, kemi shqiptuar 47 vite e 7 muaj burgim për veprat penale që lidhen me terrorizmin, kemi konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë mbi 1.5 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe kemi përfunduar 35 lëndë me natyrë korruptive që shprehur në përqindje janë rreth 95% të lëndëve që kanë të bëjnë me veprat penale të natyrës së korrupsionit”, ka thënë Hyseni.
Duke folur rreth transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës për këtij vit, Hyseni tha se iu është kushtuar vëmendje e veçantë edhe transparencës, duke bërë që publiku të ketë sa më shumë informacione sa i përket aktivitetit të gjykatës.
Ai tha se duke filluar nga janari të gjitha vendimet e formës së prerë do të publikohen në ueb portalin gjyqësor ashtu siç përcaktohet me udhëzimin administrativ për anonimizimin e aktgjykimeve, kështu që të gjithë qytetarët do të kenë qasje pa limit në vendimet të cilat iu interesojnë”
Kryetari Hyseni, para mediave paraqiti edhe të dhënat statistikore sa i përket raportit statistikor të punës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për vitin 2016. Sipas këtij raporti Gjykata Themelore në Ferizaj, për periudhën e vitit 2016, ka pranuar gjithsejtë 4.960 lëndë, ka kryer 7.640 lëndë, ndërkaq lëndë të mbetura në punë janë 13.529. Sa i përket dënimeve gjykata gjatë këtij viti ka shqiptuar gjithsejtë 175 dënime me burgim efektiv, dënime me gjobë janë 521, dënime me aktgjykim me kusht 832, aktgjykime livruese 23, ndërkaq janë 132 dënime alternative përkatësisht punë në dobi të përgjithshme, ndërsa janë 30 masa të diversitetit.
Ai edhe decentralizimin e përgjegjësive që kanë ardhur nga KGJK-ja në Gjykatë, kryesisht në fushën e financave, personalit, rekrutimit, logjistikës, të cilin tranzicion gjykata sipas kryetarit Hyseni e ka kaluar me mjaftë sukses pasi është arrit që të përfundohen me kohë të gjitha përgjegjësitë që dalin nga ligjet në fuqi sa i përket këtyre fushave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025