LAJMI I FUNDIT:

Plakolli bërtet “Udbasha” dhe thyen pjata pas premierës në Teatrin Kombëtar (Video)

Plakolli bërtet “Udbasha” dhe thyen pjata pas premierës në Teatrin Kombëtar (Video)

Regjisori Sokol Plakolli ka protestuar ashpër pas premierës së dhënë mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në koktejin pas premierës së shfaqjes “Pasardhësi”, me regji të Slobodan Unkovski, është ngjitur mbi tavolinat me ushqim, duke thyer pjata e duke bërtitur “Udbasha”.


Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se “këta po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi gjakun e bijave tona më të mira”.

“Jo UDB-ashave dhe thundrës sllave në TKK. Sofrat tona kurrë s’do jenë të shtruara as mikpritëse për thundrën dhe gurmazin e sllavëve që me shekuj hartojnë plane për copëtimin dhe shfarosjen e Kombit tonë”, ka shkruar ai. /Periskopi/