LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Çdo gjë është gati për transformimin e FSK-së

Demolli: Çdo gjë është gati për transformimin e FSK-së

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajti konferencën përmbyllëse për vitin 2016.

Në këtë konference ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se objektivi kryesor i Ministrisë së FSK-së edhe këtë vit ka qenë transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur e Kosovës.


Demolli tha se Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet, ka dërguar amendamentet në Qeveri dhe kjo e fundit ato i ka dërguar në Kuvend ku edhe aktualisht janë.

Sipas ministrit çdo gjë është gati për transformimin e FSK-së në FAK. Ministri po ashtu në këtë konferencë paraqiti edhe disa të arritura që ka pas FSK-ja përgjatë vitit 2016.