Ekspertët e Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, parashikojnë raporte jo të mira mes Moskës dhe NATO-s gjatë vitit të ardhshëm. Këshilli publikoi raportin e titulluar “Kërcënimet kryesore të vitit 2017”, ku në vendin e parë – me rrezikshmëri më të lartë – është konflikti i mundshëm me Rusinë. Këtë raport dhe mundësinë e një lufte e komentojnë ekspertët rusë të sigurisë, transmeton Telegrafi.
1. AKTIVITETET USHTARAKE NË BALTIK
Sipas analistëve rusë, konflikti në Evropën Lindore është i mundshëm, sepse aty ka forca të NATO-s. Aleanca së fundmi vendosi që në atë rajon të dërgojë kontingjente tjera ushtarake.
Peter Topiçkanov, bashkëpunëtor i Qendrës Carnegie, thotë se kur dy forca të armatosura janë afër njëra-tjetrës, ato munden gabimisht – apo në formë provokimi – të futen në kontakt të gabueshëm. Në këtë rast nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i konfliktit dhe invadimi i trupave ruse në Letoni. Sipas Topiçkanovit, edhe pse një skenar i tillë është i mundur, askush në Perëndim ose në Rusi nuk dëshiron një luftë në Evropë!
Ndërkaq, Aleksei Fenenko, bashkëpunëtor nga Instituti për Sigurinë Botërore në Akademisë Ruse të Shkencave, thotë se hyrja e trupave ruse në Detin Baltik mund të paramendohet vetëm në këtë rast: kur NATO përpiqet të bllokojë Kaliningradin – enklavën ruse në Balltik.
2. KONFLIKTI MES RUSISË DHE NATO-S NË SIRI
Siria mund të jetë një tjetër platformë e konfliktit mes Moskës dhe NATO-s. Përkeqësimi i situatës në Siri është i mundur nëse shtetet perëndimore janë të vendosura në kërcënimet e tyre kundër Bashar al-Assadit dhe nëse nisin një operacion ushtarak kundër forcave qeveritare siriane. Analistët thonë se kështu është i mundur konfrontimi me ushtarët rusë që e mbështesin Assadin.
Anatoly Ciganok, ekspert ushtarak dhe profesor i Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare në Universitetin e Moskës, thotë se kjo gjë edhe teorikisht është e pamundur në muajt e ardhshëm. Sipas tij, SHBA-të në të ardhmen e afërt do t’ia dorëzojnë detyrat presidentit Donald Trump, i cili nuk do të ketë kohë për Sirinë. Po ashtu, në Siri do të nis sezoni i stuhive të rërës. Kështu, nëse ndodh ndonjë përkeqësim, ky nuk do të jetë i mundur para fundit të marsit.
Aleksandar Golc, ekspert i pavarur ushtarak dhe redaktor i një portali të opozitës, situatën në Siri e lidh me ndërrimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi vazhdimisht deklaron se duhet të rishikohet qasja e politikës së jashtme amerikane, ndaj tash është e vështirë të parashikohen veprimet e tij.
“Ekspertët që folën për konfliktin në Evropën Lindore, i kanë bazuar gjykimet e tyre në logjikën e kundërshtimit të Rusisë në politikën e presidentit Obama”, thotë ai. “E njëjta logjikë ndërlidhet edhe me Sirinë. Por, pas zgjedhjes së Trumpit ndryshon politika”, transmeton Telegrafi.
3. PËRSHKALLËZIMI PËR SHKAK TË UKRAINËS
Përkeqësim i marrëdhënieve mes Moskës dhe Aleancës mund të ndodh për shkak të Ukrainës, por probabiliteti nuk është i madh. Kjo ka të bëjë me “formatin” e konfliktit në Ukrainën lindore, ku zyrtarisht Perëndimi e Rusia mohojnë praninë e trupave të tyre.
Arsyet politike gjithashtu janë të rëndësishme. Gjermania dhe Franca shpejtë do të kenë zgjedhjet. Në kushte të tilla nuk duhet nxitur konflikti në Ukrainë, e lëre më të përkeqësohet raporti me Rusinë.
4. SULMET KIBERNETIKE
Ekspertët besojnë se një nga skenarët e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s nuk do të lidhet me gjeografinë, por me kërcënimet në hapësirën kibernetike.
Kohët e fundit, autoritetet amerikane vazhdimisht akuzojnë Moskën për ndërhyrjet e hakerëve rusë në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane. Sipas Topiçkanovit, përshkallëzimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe ndonjë shteti të NATO-s në hapësirën kibernetike, është shumë i mundshëm. Eksperti përmend Indinë dhe Pakistanin mes të cilave sulmet kibernetike janë bërë pjesë e konfliktit.
Megjithatë, tash për tash nuk është plotësisht e qartë se çfarë nënkuptohet me agresion kibernetik dhe se çfarë duhet një shtet të bëjë në rast të tillë.
“Nëse sulmi kibernetik ndodh në centrale atomike ose objekte transporti, kjo kërkon veprime të shtetit, përfshirë armët konvencionale”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/stoltenberg-380x233.jpg)
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu
![Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-85-380x233.jpg)
Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh?
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi
![Izraeli sulmoi Hezbollahun në Liban](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fbe1e0b8-e255-46fc-91cb-7e92e57c84b3-380x233.jpg)
Izraeli sulmoi Hezbollahun në Liban
![Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-93-380x233.jpg)
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi