LAJMI I FUNDIT:

Gjilani ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Gjilani ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Me moton “Me shumë dashuri nga unë për ty”, nga fëmijët, për fëmijët në nevojë, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, si dhe katër Institucionet Parashkollore të Gjilanit, mbështetur nga bordi i prindërve me qëllim të mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale sot janë ndarë dhuratat për festat e fundvitit.

“Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se aktivitete të tilla janë më se të nevojshme dhe gjithnjë në shërbim të gëzimit të përbashkët të të gjithë fëmijëve të Gjilanit e posaçërisht atyre që kanë ngecje në zhvillim, qoftë në aspektin fizik, apo edhe në aspekte të tjera të çrregullimeve gjatë zhvillimit.

Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi ka potencuar se çdo mbështetje e rasteve të shoqërisë sonë është pozitive, mirëpo dhuratat për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale janë më se të veçanta dhe shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin për media.


Zymberi ka thënë se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët këtë vit ka shpërndarë mbi 2300 pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë.

Ndërsa, në emër të bordit të fëmijëve nga tri çerdhet e qytetit, Drita Maliqi, ka thënë se qëllimi është edukimi i fëmijëve tanë në frymën e humanitetit dhe ky aktivitet simbolik, është me qëllim të gëzimit të fëmijëve tanë në përgjithësi pa asnjë dallim.

Ndryshe aktiviteti i sotëm i përgatitur nga edukatoret nëpër çerdhe, së bashku me prindërit dhe fëmijët ka nisur nga qendra “PEMA”, pastaj, në Qendrën për Punë Sociale, shoqatën Hendikos, Shurdh memecëve, të verbërve, për të vazhduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, si dhe nga fëmijët e Çerdhes nga fshati Shillovë, do të dhurojnë pako për fëmijët e shkollës në fshatin Ponesh dhe Cërrnicë dhe në këtë akt solemn do të shpërndahen dhurata edhe për fëmijët e komunitetit RAE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori