LAJMI I FUNDIT:

Kosova mbushet me “eksploziv” (Video)

Kosova mbushet me “eksploziv” (Video)

Rreth 70 mijë kilogram mjete piroteknike janë futur deri më tani në Kosovë. Këto mjete, zyrtarisht mund të përdoren duke filluar nga sot, e deri pas ndërrimit të moteve.

Zyrtarët, thonë se sivjet ka më pak mjete të tilla plasëse krahasuar me vitet paraprake, derisa kërkohet vëmendje e shtuar e prindërve në përdorimin e tyre.

Kjo pas parasysh që në vitet e kaluara ka pasur mjaft raste, kur përdoruesit, qofshin fëmijë apo të rritur kanë përfunduar në spital./Klan Kosova/