LAJMI I FUNDIT:

Mos u brengosni nëse se dini numrin e telefonit fiks, miliona njerëz nuk e dinë (Foto)

Mos u brengosni nëse se dini numrin e telefonit fiks, miliona njerëz nuk e dinë (Foto)

Hulumtimi i bërë nga kompania telefonike Relish, me bazë në Britani të Madhe, ka gjetur se miliona njerëz nuk e dinë numrin e telefonit fiks, ndërsa 60 për qind e tyre e kanë këtë shërbim vetëm pse iu vije me internet.

Studimi i bërë me dymijë persona, ka gjetur se vetëm një në pesë e di se si e ka numrin e telefonit të shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Llogaritet se ata që janë mbi 20-vjeçar, e dinë këtë numër, atë të disa familjarëve, miqve, apo edhe të disa kushërinjve, por jo të rinjtë që nuk e kanë përjetuar si duhet. Madje, kur bie zilja një e treta e injorojnë derisa ndalet, derisa 22 për qind kurrë nuk janë përgjigjur.

Afro katër nga dhjetë kanë pranuar se e përdorin vetëm një herë në muaj, kurse gjashtë nga dhjetë pranojnë se e paguajnë sepse iu vije në paket me internet, apo ndonjë shërbim tjetër.

Po i njëjti numër i përdoruesve, dëshirojnë që të heqin përgjithmonë telefonin fiks, thuhet në hulumtimin që është zhvilluar që nga viti 2014.

Me zhvillimin e shumtë të rrjeteve sociale dhe telefonisë mobile, gjysma e të pyeturve mendojnë se kjo është një pjesë e tepërt e teknologjisë, që nuk kryen shërbim të nevojshëm.

Të pyetur për telefoni fikse, adoleshentët 16-vjeçarë dhe më të ri, kanë thënë se nuk e përdorin, kurse 14 për qind as që kanë ditur se çfarë është. /Telegrafi/