Komisioni Europian është në përmbyllje të procedurave për të zgjedhur përfaqësuesit ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit sipas dispozitës në Kushtetutën e Shqipërisë. Në përgjigjen e kthyer pas interesimit të “Ora News”, Komisioni Europian thekson se institucionet e BEsë po punojnë për të përcaktuar hollësitë e operacionit monitorues në të gjithë komponentët, ndërsa bisedimet për përgjegjësitë dhe konfigurimin e tij vazhdojnë ende.
Operacioni ndërkombëtar i monitorimit është i sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë të miratuar me 21 korrik dhe do të jetë pjesë integrale e rivlerësimit të gjithë trupës gjyqësore në vend. Përfaqësuesit ndërkombëtarë do të monitorojnë procesin e rivlerësimit në të gjitha nivelet e tij, duke filluar që nga mbledhja e dokumentacioneve në institucionet ndihmëse si ILDKPI apo SHÇBA dhe më pas në Komisionin e Kulifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.
Operacioni ndërkombëtar i monitorimit do të jetë përcaktues edhe në përzgjedhjen e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin, Komisionin e pavarur të kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.
Përmes listave me emra, ndërkombëtarët do të veçojnë në listën e bardhë kandidatët e pastër dhe në listën e zezë kandidatët që nuk e kalojnë testin dhe më pas do të jetë kompetencë e komisionit parlamentar adhoc për të lënë në fuqi apo për të rrëzuar vendimin e ndërkombëtarëve. Rrëzimi i vendimit të operacionit ndërkombëtar do të kërkojë pesë nga gjashtë votat e komisionit parlamentar, duke e shëndërruar praktikisht vendimin e ndërkombëtarëve në të pakthyeshëm. /OraNews/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës