LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi rivotimi në Tearcë

Përfundoi rivotimi në Tearcë

Ka përfunduar rivotimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tarcës. Procesi i rivotimit ka mbaruar pa ndonjë parregullsi të madhe përveç se në hapje të votimit kishte defekte me llambat ultravjollcë, me çka votimi u ndrëpre për 15 minuta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarish deri në orën 17 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 377 qytetar, ndërsa në orët e pasditës është vërejtur një ulje e daljes së votuesve.


KSHZ-ja informoi se do të mbajë konferencë për shtyp në orën 21:30 dhe do të tregojë rezultatet përfundimtare për votimin e sotëm në Komunën e Tearcës./Telegrafi/