LAJMI I FUNDIT:

Raport: 80% e amerikanëve blejnë gjëra online!

Raport: 80% e amerikanëve blejnë gjëra online!

Blerjet në internet nuk janë më të rezervuara vetëm për njerëzit që janë të mirë me kompjuterët, pasi që një studim i fundit i Pew Research Center thotë se tetë nga 10 të rritur amerikanë kanë bërë blerje online.

Sipas Pew – agjencisë së madhe të hulumtimeve, 79 për qind e njerëzve kanë bërë blerje në internet, ndërkohë që 51 për qind e tyre kanë përdorur një telefon mobil për të bërë një blerje dhe 15 për qind kanë blerë diçka nëpërmjet një linku nga një faqe e lidhur me njërin prej rrjeteve të mëdha sociale.

Në vitin 2000, kur Pew Research Center filloi hulumtimin e tregut në lidhje me zakonet e njerëzve për blerjet e tyre online, vetëm 22 për qind e amerikanëve asokohe kishin blerë gjëra në internet.


Edhe pse një pjesë e madhe e amerikanëve kanë filluar të bëjnë blerjet online, ata ende shohin benefite për të shkuar në një dyqan aktual.

Sondazhi gjeti se 64 përqind e amerikanëve thane se në qoftë se çdo gjë ishte e njëjtë në kostot e produkteve, ata do të shkonin fizikisht në një dyqan në vend se ta blejnë produktin e njëjtë online.