LAJMI I FUNDIT:

Filmat e Krishtlindjeve, bie miti i magjisë këtë vit

Filmat e Krishtlindjeve, bie miti i magjisë këtë vit

Në kohë festash filmat që propozohen janë gjithmonë argëtues. E kur flitet për Krishtlindjen, për shumë prej nesh këta filma janë si një lloj përgatitjes psikologjike për t’i dhënë gjallëri festave sepse qëndrimi brenda në ambient të nxehtë mund të jetë i mërzitshëm.

Për ata që kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi platforma DigitAlb ofron një sërë filmash me tematikë Krishtlindjet, ndërkohë për ata që duan të kalojnë disa orë në Kinema thuajse në të gjitha kinematë e kryeqytetit atë ditë janë programuar filma me po të njëjtën tematikë; Komedi, romantikë, familjare, madje edhe horror.


Por dy prodhimet më të fundit me këtë tematikë duket se kanë thyer mitin e festës së bukur e magjike ku plotësohen të gjitha dëshirat.

Bad Santa 2
Përfytyroni skenën: Në një rrugicë të qelbur Billy Bob Thorton në rolin e Willy Soke veshur si Babagjyshi. Nxitur nga uiski e lirë, lakmi dhe urrejtje, Willy u bashkohet dhe një herë me ndihmësin e tij të vogël e zemërak, Marcus, për të grabitur një qendër bamirësie në Chicago, në vigjilje të Krishtlindjeve. Një film komedi që është fiks për netët e gjata të Krishtlindjeve. Me aktorët: Billy Bob Thornton, Brett Kelly, Kathy Bates, Christina Hendricks. Regjisor: Mark Waters

Office Christmas Party
Kur motra e tij shefe ekzekutive kërcënon se do ta mbyllë degën e tij, menaxheri i kësaj dege organizon një festë epike Krishtlindjesh. E gjitha bëhet në mënyrë që të peshkojë një klient të rëndësishëm dhe ta shpëtojë degën. Por ndodh që festa del jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ndodh me T.J. Miller në këtë koment. Një tjetër komedi propozohet në prag të Krishtlindjeve për t’u parë me familjarët. Situata vërtet komike krijohen në këtë film ku protagoniste është Jennifer Aniston (motra) shefja e bukur që në fund duket se dorëzohet përballë kaosit. Me aktorët: Jennifer Aniston, Jason Bateman, T.J. Miller, Kate McKinnon. Regjisor: Will Speck, Josh Gordon.

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori