LAJMI I FUNDIT:

“Kampion me makinën e duhur, ndoshta Mercedes”

“Kampion me makinën e duhur, ndoshta Mercedes”

Piloti finlandez Valtteri Bottas është kthyer në emrin më të lakmuar për të pilotuar makinën Mercedes sezonin e ardhshëm, për të zënë vendin e lënë bosh nga Nico Rosberg.

Bottas, që ka debutuar në vitin 2013 me Williams, ka zhvilluar 77 gara në Formula 1, është ngjitur 9 herë në podium, por nuk ka fituar asnjëherë. Ndaj për finlandezin ky mund të jetë shansi i artë për të treguar aftësitë e tij. “Unë nuk kam asnjë dyshim mbi aftësitë e mia. E di që jam i aftë të fitoj, por kam nevojë për makinën e duhur për ta bërë këtë gjë”, tha Bottas për mediat, duke i “shkelur syrin” Mercedes.


Bottas shprehet i kënaqur për interesimin e Mercedes edhe pse ai ka ende një kontratë me Williams. Por duket se gjithçka është kopsitur si duhet, me Felipe Massa që do të rikthehet te makina britanike dhe finlandezin që do të shkojë te Mercedes, transmeton telesport.

“Unë e di mirë që në të ardhmen do të kem mundësi të pilotoj një kampionë kampione. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të kam një makinë të shpejtë mund të shpallem kampion. Mercedes? Diçka fantastike, por pres një përgjigje nga Williams”, tha më tej Bottas, ndërkohë që Williams pret një ofertë nga Mercedes, duke qenë se përdor motorin e makinës gjermane.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori