LAJMI I FUNDIT:

“T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”

“T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 13 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në gjashtë prej tyre është shkaktuar dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veliçkovski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 12 shoferë nuk iu kanë respektuar rregullat e parakalimit, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vijat e bardha, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje qarkullimi, respektivisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 44 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 82 automjete. Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në komunën Qendër, në SHF “Koço Racin” me nxënësit e klasës së dytë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori