LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen: Pas lindjes fillova të ndihem shumë seksi

Chrissy Teigen: Pas lindjes fillova të ndihem shumë seksi

Chrissy Teigen, është një nga ato modelet që dashur pa dashur shkon kundër rrymës. Këtë e kemi vërtuar plotësisht në intervistën e fundit që dha bashkëshortja e John Legend.

Nëse shumë femra pas lindjes nuk ndihen rehat me veten, u duket vetja të shëndosha etj, me Chrissy ka ndodhur plotësisht e kundërta. Teksa flet për revistën australiane ELLE, Chrissy një prej modeleve më seksi të industrisë, shprehet se më në fund nuk ndihet si një mashkull i gjatë dhe i dobët.

Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Shumë mendonin se ajo kishte linjat perfekte, por modelja thotë: “Përpara ndihesha si një mashkull i gjatë dhe i dobët. Asnjëherë nuk më është dukur vetja seksi, sepse nuk isha një vajzë me forma. Por pas lindjes kjo pasiguri imja ndryshoi. Më në fund pash pak bel tek vetja ime. Ajo ishte hera e parë që u ndjeva femër seksi, me trup seksi dhe forma të bukura. Unë tani ndihem vërtete femërore.”


Por duke qenë se kjo është hera e parë që Chrissy nuk është edhe aq e dobët, modelja thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar tek ajo, duke filluar nga mënyra si vishet. Tani Chrissy blen vetëm veshje online.

30-vjeçarja, nëna e vogëlushes Luna, thotë se tani ndihet aq joshëse sa do të pranonte menjëherë të realizonte një fotoset nudo në vend të ndonjërit me bikini për Sports Illustrated. John Legend padyshim që është me fat për një bashkëshorte me fizik të tillë.