LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq: Disa deputetë të padenjë përfaqësojnë serbët

Stojanoviq: Disa deputetë të padenjë përfaqësojnë serbët

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka dënuar shkuarjen e disa deputëtëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës duke shtuar se ata janë të padenjë ta “përfaqësojnë popullin serb në krahinë”.

Deklarata e Stojanoviq vjen sot pasi që disa nga deputetët e listës Serbe sot janë kthyer në Kuvend.

Sllavko Simiq shef i deridjeshëm i Grupit Parlamentar të Listës Serbe ka folur duke thënë se kthimi i tyre ishte i domosdoshëm pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të realizojnë kërkesat e popullit serb në Kosovë.