Amishët, popullsia më e veçantë në Amerikë – gati asnjëri prej tyre nuk është me kancer!
Në studimet e fundit të publikuara në revistën “Cancer Causes and Control” (Shkaktarët dhe kontrolli i kancerit), është zbuluar se në mesin e amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit. Ata konsiderohen si njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë.
Ekspertët nga Universiteti në Ohajo kanë nisur një studim të popullata amish, në lidhje me atë se sa ndikon mungesa e kujdesit mjekësor konvencional në shkallën më të lartë të kancerit te ta. Megjithatë ajo çfarë ata gjetën ishte një shok i vërtetë.
U zbulua në fakt se amishët kanë nivel shumë më të ulët të kancerit sesa pjesa e mbetur e popullatës.
Prandaj, ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje.
Amishët nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe promiskuiteti seksual tek ta është në nivelin zero, e gjetur kjo që ka bërë ekspertët të vijnë në konstatim se kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit.
Mes faktorëve të tjerë është edhe volumi i madh i punës fizike. Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndetshëm.
Ndërsa pjesa tjetër e Amerikës qëndron para ekraneve gjithë ditën, përcjell kp, amishët punojnë shumë, dhe kjo sipas ekspertëve ndikon në shëndetin e tyre të mrekullueshëm.
Një element shumë me rëndësi, është fakti se amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë. Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.
Edhe pse shumë tallen me mënyrën e tyre të jetës, i konsiderojnë të prapambetur dhe primitiv, përkushtimi i amishëve për një jetë të thjeshtë me ushqim të shëndoshë paraqet mënyrë të jetesës të cilin pjesa e mbetur e botës mundet vetëm ta ëndërrojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251