Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës i Avokatit të Popullit, ka realizuar një vizitë në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të mitur në Lipjan.
Sipas një raporti lëshuar nga ky institucion konstatohet se Qendra Korrektuese dhe qendrat tjera ku mbahen të paraburgosurit dhe të dënuarit, ende nuk kanë mundësi të bëjnë kontrolle sistematike për tuberkulozë dhe sëmundje transmetuese të dëmshme, siç janë: TBC, HBS, HCV dhe HIV, prandaj inkurajon autoritet relevante të ndërmarrin hapa për kontrolle gjithëpërfshirëse mjekësore dhe që në regjistra të futen më shumë hollësi lidhur me shkaqet e lëndimeve trupore dhe vetëlëndimeve, përfshirë edhe fotografitë së bashku me datën e ngjarjes.
Po ashtu, MKPT inkurajon për mos prezencë të zyrtarëve të sigurisë gjatë dhënies së shërbimeve mjekësore, ashtu që, shërbimet mjekësore të ofrohen jashtë vëzhgimit dhe dëgjimit të zyrtarëve korrektues për të ruajtur konfidencialitetin dhe raportin mjek-pacient, përveç në raste specifike.
Gjatë vizitës, MKPT ka vërejtur se ekziston një atmosferë e tensionuar ndërmjet të miturve dhe zyrtarëve korrektues dhe ndërmjet vetë të miturve dhe e ka njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan lidhur me këtë dhe ka kërkuar që të njoftohet me rezultatin e hetimeve.
MKPT konstaton se ndërmarrja e veprimeve adekuate dhe zbatimi i më shumë programe profesionale psiko-sociale, do të ndihmonin në uljen e tensioneve dhe dhunës ndërmjet të miturve dhe duhet të jetë prioritet për autoritet relevante.
MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë nga femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura të cilat akomodohen në këtë qendër për keqtrajtim apo përdorim të forcës së tepruar.
Gjatë vizitës, MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë nga të miturit lidhur me të drejtën të vizitohen dhe as sa i përket të drejtës së thirrjeve telefonike. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian