LAJMI I FUNDIT:

28% e popullsisë në 2015 janë larguar nga Shqipëria

28% e popullsisë në 2015 janë larguar nga Shqipëria

Rreth 28% e shqiptarëve janë larguar nga shtëpitë e tyre në vitin 2015. Ky është raporti i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë së bashku me Xhamajkën.

Në vendin e parë renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku një e treta e personave që kanë lindur aty tashmë janë jashtë vendit të tyre.
Një studim i kohëve të fundit nga Agjencia e Kërkimeve Pew duke përdorur të dhënat e OKB në 2015 tregon se nëntë vende kanë humbur një të pestën e popullsisë së tyre, që do të thotë 20% e popullsisë së këtyre vendeve janë larguar.

Ndërkohë, një në pesë të lindur në popullatën e Kazakistanit, Sirisë, Trinidad dhe Tobago, Maqedonisë dhe Portugalisë jetojnë në vende të tjera.


Në disa raste arsyeja është e qartë: Konflikti apo rreziku fizikë janë faktorët që detyrojnë njerëzit të largohen. Shumë të lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë u larguan në fillim të viteve 1990, kur shpërtheu edhe lufta.

Ka pasur të tjerë eksode, ku më i fundit është ai i popullit sirian, ku 22% ose 5 milionë sirianë janë larguar që prej vitit 2011 kur filloi lufta civile.
Të tjerë lënë vendin e tyre duke kërkuar mundësi më të mira ekonomike.

Raporti argumenton se emigrimi mund të ketë efekte të rëndësishme demografik. Për shembull shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria, ndërsa emigrimi është më i zakonshëm në mesin e grupeve me arsim të lartë në Trinidad dhe Tobago. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori