LAJMI I FUNDIT:

Porositën tortën me njëbrirësh, ajo që iu erdhi i befasoi keq (Foto)

Porositën tortën me njëbrirësh, ajo që iu erdhi i befasoi keq (Foto)

Prindërit nga Britania e Madhe, e kanë publikuar në Reddit një tortë të shëmtuar, e cila iu ka ardhur pasi porositën një të ngjashme.

Vajza tyre kishte kërkuar ëmbëlsirën në të cilën shfaqet njëbrirëshi, mirëpo procesi i dizajnimit nuk ka shkuar si duhet, transmeton Telegrafi.


Në vend të bririt që do duhej të ishte me maje, ndodhej një formësim i çuditshëm që ngjanë me organin gjenital të meshkujve.

“Ajo nuk do të ishte aspak e kënaqur me tortën dhe do zhgënjehej, sepse e do shumë kalin njëbrirësh. U desh ta kthenin prapa, duke u arsyetuar se nuk kanë mundur ta përgatisin”, kanë shkruar prindërit në rrjetin social.

Siç mund të shihni në fotografi, origjinali që ofrohej dhe produkti final dallojnë shumë, ndërsa dukja është e papërshtatshme për fëmijë. /Telegrafi/