LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Asnjëherë nuk u ndala të besoj në bukurinë e ëndrrave të mia

Pacolli: Asnjëherë nuk u ndala të besoj në bukurinë e ëndrrave të mia

Në një ceremoni në Prishtinë, sonte është shënuar 25 vjetori i themelimit të Kompanisë “Mabetex Grup”, që është njëra nga kompanitë më të suksesshme në botë, e themeluar dhe e udhëhequr nga një shqiptar.


Presidenti Kompanisë “Mabetex Grup”, Bexhet Pacolli ka thënë se Mabetex është një kompani që është krijuar me shumë mund dhe sfida, ku sipas tij eksperienca 25 vjeçare me njerëzit në Mabetex, ishte e mahnitshme, raporton KosovaPress.

’Mabetex është një kompani e cila është krijuar me shumë mund, me shumë sfida, rruga ka qenë e vështirë, për arsye se unë i isha i ardhur nga Kosova, në Perëndim në qendër të Evropës. E kam pasur shumë të vështirë ta arsyetoj qëndrimin tim atje, e lëre më ta arsyetoj punën time. Unë asnjëherë nuk u ndala të besoj në bukurin e ëndrrave të mia. E, bukuria e asaj ëndrre ishte kjo mbrëmje ku ne gjendemi sot. Ishin këto 25 vite eksperiencë e mahnitshme e Mabetex-it dhe gjithë njerëzve të Mabetex-it. Kam qenë gjithmonë i sigurt që shumë lojëra do të luhen për mua, por asnjëherë nuk kam lejuar që unë të luaj me veten time. Dhe kjo sigurisht ishte një pjesë e realitetit dhe suksesit tim”, tha Pacolli.

Kompania Mabetex Grup, është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë, e cila është pronë e Bexhet Pacollit, që ka mijëra punëtorë anekënd botës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori