LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Nga fondet e MCC do të përfitojë edhe sektori privat

Zogaj: Nga fondet e MCC do të përfitojë edhe sektori privat

Shumë projekte mund të realizohen me para nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse bëhen projekte serioze dhe bindëse nga ana e Kosovës. Por tre fushat në të cilat mund të fokusohen fondet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) janë energjia, zbatimi i ligjit dhe ambienti duke e përfshirë edhe ujin.

Alban Zogaj, ekonomist kryesor në MCC për Kosovë, në një interviste për Telegrafin ka folur më shumë për mundësitë e përfitimit të projekteve të ndryshme por edhe për kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova. Ai ka treguar se angazhimi i sektorit privat në projekte që i mbështet MCC-ja është esencial.


Telegrafi: Sa është shuma e mjeteve në total që do të mund të përfitojë Kosova nga MCC-ja?

Zogaj: Vlera totale e investimeve do të definohet qartësisht gjatë vitit të ardhshëm, kur ne dorëzojmë projektet e hartuara, të cilat pastaj duhet të aprovohen nga bordi i MCC në Uashington. Ne bashkë me ekspertë nga zyra qendrore e MCC në Uashington, kemi kaluar nëpër disa faza të hulumtimit dhe definimit të problemeve që po pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ne jemi në fund të përpilimit të dokumenteve të cilat do të ofrojnë një dritë në problemet fundamentale, duke sqaruar kështu edhe mundësitë investuese, për t’i dhënë pastaj hapësirë kapacitetit absorbues të projekteve që ofron vendi ynë. Të gjitha këto elemente janë tepër të rëndësishme në definimin e vlerës investuese të MCC në Kosovë.

Telegrafi: Në cilat projekte do të mund të investohet dhe në çfarë fusha?

Zogaj: Në bazë të konkluzave, që kanë rezultuar nga “Analiza e Pengesave” fushat në të cilat do të angazhohet MCC në Kosovë do të jenë: Energjia, Zbatimi i ligjit dhe Ambienti këtu duke e përfshirë edhe ujin.

Telegrafi: A ka Qeveria e Kosovës ndonjë projekt konkret i cili do të mund të realizohet gjatë vitit 2017 nga këto fonde?

Zogaj: Një nga aspektet më pozitive të programit THRESHOLD, është dinamika me të cilën shkohet drejt realizimit të projekteve. I përmenda më lartë faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen dhe vlerësimin e projekteve absorbuese, kurse me kënaqësi ju informoj që projektet e aprovuara do të gjejnë mbështetjen tonë në pjesën e dytë të vitit 2017.

Telegrafi: A do të mund të përfitojnë nga Fondet e MCC-së edhe bizneset private?

Zogaj: Parim kryesor i MCC është angazhimi i sektorit privat ne projektet kapitale. Krijimi i vendeve të punës dhe asistimi në rritje ekonomike, janë aspekte përreth të cilave është e ndërtuar MCC. Andaj, angazhimi i sektorit privat ne projekte është esencial dhe do të ofrohet në forma të ndryshme, prej projekteve me Partneritet Publiko-Privat (PPP) e deri tek grantet e formave të ndryshme. Në kontekstin Kosovar, është parë një domosdoshmëri në investime që fokusohen në infrastrukturën ligjore të vendit tonë, si dhe perceptimin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë për Kosovën si platformë të përshtatshme investuese.

Telegrafi: Së fundmi janë bërë edhe ndryshime në programin e Sfidave të Mijëvjeçarit, nga Kompakt në Threshhold. Cilat mund të jen përfitimet e Kosovës nga programi i ri?

Zogaj: Programi Threshold është i dizajnuar nga MCC për të asistuar vendet në reforma institucionale, por edhe investime infrastrukturore në fushat prioritare. Ky program nuk e privon vendin tonë nga mundësia për ri-fitim të programit Kompakt, por e bënë gati atë, duke i dhënë mundësi të kaloj me shpejtësi procedurat e nevojshme për fillim të menjëhershëm të investimeve.

Në vitin e fundit, vendi ynë është sfiduar nga procese shoqërore e politike të cilat kanë reflektuar negativisht në të dhënat të cilat janë përcaktuese për përfshirjen tonë në programet e MCC në Uashington. Dështimi i kalimit të indikatorit të korrupsionit (në nëntor 2016), ka vënë në rrezik të plotë përfshirjen tonë në ndonjë program të MCC. Por, është shumë e rëndësishme të theksojmë se, ne po vazhdojmë punën me MCC-ne dhe se implementimi i projekteve potenciale do të fillojë gjate pjesës së dytë të vitit 2017.

Ndryshe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit. Ky fond është agjencion federal amerikan që vepron në më pak se 30 shtete që plotësojnë kushtet e të drejtave të njeriut dhe qeverisje së mirë. Kosova duhet çdo vit të merr notë kaluese në këto standarde për të siguruar investime masive në fushat kryesore të zhvillimit ekonomik, ndërsa sivjet Kosova nuk pritet të kalon indeksin e kontrolli të korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori