Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të votojë gjatë kësaj të diele nëse do të dërgojë mbikëqyrës në qytetin e shkatërruar sirian të Aleppos. Franca ka propozuar që zyrtarët duhet të monitorojnë përpjekjet për evakuim dhe të raportojnë mbi mbrojtjen e civilëve.
Shumë banorë mbeten ende të bllokuar në zonën lindore të qytetit, në temperatura tepër të ulëta dhe në kushte të rrezikshme, në pritje për t’u shpëtuar nga ekipet e evakuimit. Plani për t’i zhvendosur civilët nga këto zona u shkel të premten, megjithatë raportime të fundit thonë se të dyja palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re.
Mounir Hakimi, kreu i Ndihmës siriane, tha për BBC-në se organizata bamirëse ishte duke pritur që disa prej civilëve të evakuuar t’i drejtonin nga kufiri siriano-turk.
“Jemi në pritje të arritjes së një marrëveshjeje të re, – tha ai. – Lajmi që kam për sot është se marrëveshja është arritur 6 orë më parë dhe se ekipi është gati”.
Ndërkohë, ekzistojnë shqetësime se mocioni i Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrësit të pengohet nga Rusia, një aleate e presidentit të Sirisë, e njëkohësisht edhe një anëtar me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.
Moska ka vendosur veton në 6 rezoluta të mëparshme për Sirinë, që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011. Franca shpërndau një projektrezolutë mbrëmjen e së premtes, ku theksonte se Këshilli është “i alarmuar” nga kriza gjithnjë e më e keqe humanitare në Aleppo, aty ku “dhjetëra mijëra njerëz” janë në rrezik.
Të paktën 6.000 persona janë larguar nga lindja e Aleppos gjatë armëpushimit të brishtë të së enjtes, por operacioni u ndal vetëm një ditë më vonë. Qyteti i rrethuar, i mbajtur nën kontrollin e rebelëve anti-Assad prej 4 vitesh, pa gjatë javëve të fundit avancimet më të mëdha të forcave qeveritare të mbështetura edhe nga sulmet ajrore ruse, apo edhe nga Irani. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!