LAJMI I FUNDIT:

Kush janë shqiptarët e tjerë të arrestuar për masakrën në Nice?

Kush janë shqiptarët e tjerë të arrestuar për masakrën në Nice?

Pesë muaj pas sulmit terrorist, në Nice të Francës, prokurorët kanë mbajtur në burg tre shqiptarë të tjerë, të akuzuar se kanë ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel të kryente masakrën më 14 korrik të këtij viti.

Ata u arrestuan të hënën bashkë me 7 të dyshuar të tjerë, të cilët më pas u liruan. Shqiptarët të moshës 24, 31 dhe 36 vjeç janë dërguar në Paris ku do të merren sërish në pyetje nga një prokuror kundër terrorizmit.


Disa ditë pas sulmit terrorist që shkaktoi mbi 85 të vdekur, policia franceze arrestoi dhe çiftin shqiptar: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe. Këta të fundit dyshohet se i kanë shitur armën terroristit, raportojnë mediat.

Ndërkohë 24-vjeçari shqiptar i arrestuar së fundmi është kushëriri i Artan Henaj, raporton tvklan. I riu së bashku me dy personat e tjerë ka biseduar me Ramzi Arefa, për të marrë armët nga çifti: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe.

Në orën 23.00 të 14 korrikut, Festës së Pavarësisë së Francës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri në shëtitoren kryesore të Nice-s me një kamion 25 tonësh dhe shtypi qindra persona që po festonin, duke vrarë 85 prej tyre dhe duke lënë mbi 200 të plagosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori