LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit e kabinetit të Trumpit janë më të pasur se një e treta e familjeve amerikane – së bashku!

Njerëzit e kabinetit të Trumpit janë më të pasur se një e treta e familjeve amerikane – së bashku!

17 personat që presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, i caktoi për kabinetin e tij apo në poste me rëndësi, kanë 9.5 miliardë dollarë. Disa pozicione janë ende bosh, por që tash ky kombinim është më i pasur se 43 milionë familjet më të varfra të Shteteve të Bashkuara. Kjo është më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të familjeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan Quartz, transmeton Telegrafi.

Varfëria thyen rekord në SHBA
Lexo po ashtu Varfëria thyen rekord në SHBA

Kjo pasuri është e paprecedent në kabinetin e presidentit amerikan. Të dhënat që janë përdorur janë nga viti 2013, nga Anketa e Financave të Konsumatorit (Survey of Consumer Finances). Këtë Anketë e bëjnë Rezervat Federale, ndërsa konsiderohet si më e sakta për pasurinë amerikane.

Vlerësimet janë përshtatur me inflacionin dhe rritjen e numrit të familjeve. Është e mundur që pasuria e amerikanëve të varfër të jetë rritur deri sot, por kjo megjithatë ka pak gjasa të ndodhë.


Këto fakte për Amerikën nuk i dinë as amerikanët!
Lexo po ashtu Këto fakte për Amerikën nuk i dinë as amerikanët!

Duhet cekur se 13 për qind e amvisërive amerikane kanë zero apo pasuri negative për shkak të borxhit.

Edhe nëse e krahasojmë pasurinë e kabinetit të Trumpit me një familje mesatare, prapë mbetet shifër mbresëlënëse. Kështu, duhet 120 mijë familje me vlerë mesatare neto prej 83 mijë dollarëve që të barazohet me katër anëtarët më të pasur të këtij kabineti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori