LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës akoma nuk ka zgjidhur çështjen e ndërtimeve pa leje

Komuna e Tetovës akoma nuk ka zgjidhur çështjen e ndërtimeve pa leje

Qeveria lokale e Tetovës, që nga vera e këtij viti ka zgjedhur firmën “Euroinvest”, përgjegjëse për shembjen e ndërtimeve pa leje. Në web-faqen e zyrës për informim është publikuar marrëveshja një vjeçare me këtë firmë, por në terren akoma nuk ka asnjë aktivitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo firmë duhet që brenda një viti të rrënojë ndërtimet pa leje në Tetovë, ndërsa komuna do t’a shpërblejë me 500 mijë denarë.

Ekspertët thonë se ndryshimi i shpeshtë i ligjit për ndërtim dhe zgjedhjet në Maqedoni, është një kohë kur institucionet merren më shumë me politikë se sa me punën e tyre, dhe ju jep guxim qytetarëve të ndërtojnë pa leje.


Vitet e fundit nga Komuna e Tetovës, njoftuan se do të rrënohen të gjitha ndërtimet pa leje, vetëm kur do të zgjedhin çështjen e firmës së licencuar për këtë punë, ndërsa tani thonë se do të punojnë sipas programit të komunës.

Objektet e këtilla paraqesin shkelje ligjore, ku parashihet edhe dënim me burg./Telegrafi/