LAJMI I FUNDIT:

“U dënova për shkak të lojërave politike, individ brenda LDK-së dhe PDK-së nuk duan të më shohin”

“U dënova për shkak të lojërave politike, individ brenda LDK-së dhe PDK-së nuk duan të më shohin”

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija ka thënë se dënimi i tij ka ardhur si shkak i lojërave politike.

“Nuk e kam prit me mu heq dënimi, e kam ditë se është një lojë politike”.

“Gjyqtarët që kanë qenë sot aty, janë të bindur që Haraqija ka qenë i pafajshëm, por ata këtë veprim e kanë bërë për shkak të politikave ditore”.


“Në qoftë se dokumentohet se Astriti ka bërë vepër penale pse më dënuan me kusht, pse nuk më dënuan me burgim efektiv”.

“Ky vendim është qesharak dhe krejt këto janë lojëra politike”.

Këto komente Haraqija i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, duke thënë se ka individ brenda LDK-së dhe PDK-së që nuk dëshirojnë ta shohin atë.

“Janë rang i kryesisë së LDK-së, unë e di kush janë ata”.

“Ata e dinë shumë mirë kush jam unë, për ata po bëjnë këto veprime”.

“Kjo është luftë me Astrit Haraqin sepse unë nuk kam ndarë pare me askënd”.

“Unë do të vazhdojë të merrem me politikë dhe nuk do të tërhiqem asnjëherë”.

Madje Haraqija ka thënë se gjykata nuk ka pasur argumente për dënimin e tij.

“Gjykata nuk ka argumente, për ata është ma keq sepse kjo nuk është bindëse – me këtë veprim nuk krijojnë besueshmëri as te faktori vendor dhe as te faktori ndërkombëtar”.

“A janë keqpërdore parët ose jo nuk është problem i imi, kanë qenë komisionet që është dashur t’i mbikëqyrin këto projekte”.

Haraqija më tutje e ka lëvduar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ka bërë punë të mira.

“I ka pru disa ligje të mira, duhet ta vlerësojmë për punët e mira që i ka bërë, pavarësisht qëndrimeve tona politike – këto lëvdata nuk kanë të bëjnë asgjë me ndonjë përafrim me Mustafën”.

Ish-ministrit i Kulturës, Astrit Haraqija, është akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe sot dënimi i është rritur nga 10 në 12 muaj burgim me kusht.

Dënim me nga 1 vjet burgim me kusht morën edhe tre të akuzuar të tjerë, Nehat Fejza, Valton Beqiri dhe Armond Morina.

I pari sipas aktgjykimit është i obliguar t’ia kthejë Ministrisë së Kulturës, 100 mijë euro, ndërsa i dyti të njëjtit institucion 188 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këta katër persona janë gjetur fajtor pasi që Astrit Haraqija e Valton Beqiri, u kishin dhënë mbështetje dy projekteve filmike “Mysafir në Sofër” e “ Ndjekja e Larës”  të producentëve filmik Armond Morina e Nehat Fejza. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori